E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Uashington fillon Festivali i Lulezimit te Qershive

Ne Uashington Festivali i Lulezimit te Qershive ne Parkun Kombetar filloi me heret se zakonisht por ndryshe nga vitet e tjera kete vit po shoqerohet me dhimbje. Disa mijera peme qershie dhurate e Japonise ne mars te vitit 1912 ne gjest per ti shprehur miqesi Shteteve te Bashkuara jane mbushur me miliona lule te bardha dhe roze ne kryeqytetin amerikan.

Por kete vit termeti shkaterrimtar dhe cunami ne Japoni jane ne mendjet e  organizatoreve te festivalit te 16-te Kombetar te Lulezimit te Qershive i cili filloi dje. Ata jane perpjekjeur kete vit qe aktivitetet e shumta kulturore artistike dhe zbavitese te mos reflektojne indiference ndaj tragjedise qe po perjeton keto dite populli japonez. Madje disa nga aktivitetet festive jane anuluar.

Nje nga aktivitetet e ketij viti eshte krijimi nga femijet i vincave prej letre gjate te cilit do te mblidhen fonde per viktimat e termetit. Femijet qe marrin pjese ne festival po ashtu i derguan mesazhe ngushellimi Ambasades Japoneze ne Washington.

Ceremonine e hapi Kryetari i Bashkise se Washingtonit Vincent Gray dhe i ftuar nderi ishte ambasadori japonez Ichiro Fujisaki. Festivali vazhdon zyrtarisht deri me 10 prill por botanistet e Parkut Kombetra thone se kulmi i lulezimit te pemeve do te jete nga e marta deri te premten e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›