E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Serbia nuk do t`i pranojë zgjidhjet që njohin Kosovën

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia kurrë nuk do të lejojë që asnjë zgjidhje e arritur në bisedimet Prishtinë-Beograd të shfrytëzohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiç tha se grupet do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemet e përditshme që preokupojnë qytetarët.

“Mund të ketë përpjekje Serbia tërthorazi të pajtohet me ndonjë zgjidhje që në fakt do nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës, por Beogradi nuk do të lejojë këtë”, ka thënë Daçiç.

Sipas tij, Beogradi është për dialog dhe zgjidhje kompromisi, por ai kompromis nuk don të thotë se njëra palë të fitojë gjithçka, kurse tjetra asgjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›