Gates: SHBA do të shtojë praninë në Azi

Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 18:07
Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan se do të rrisin praninë e tyre ushtarake në brigjet e Paqësorit, pavarësisht shqetësimeve të buxhetit dhe angazhimit të vazhdueshëm në Irak dhe Afganistan.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, duke folur nga Singapori, theksoi se SHBA-ja do të forcojë lidhjet ushtarake me Australinë dhe Singaporin.
Ai theksoi se në rajon do të vendosen anije dhe teknologji e re, për të mbrojtur aleatët dhe vijat detare në rajon.
Shume shtete aziatike janë frikësuar, si pasojë e fuqizimit të fundit ushtarak të Kinës.
Gates do të largohet nga posti në fund të qershorit, teksa postin e tij do ta marrë drejtori aktual i CIA-s, Leon Panetta.