E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia përkrahë integrimin evropian të Kosovës

Integrimi i Kosovës në BE, ka mbështetjen e shtetit grek, gjithmonë nëse mbështetet në frymën e axhendës së Selanikut për integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.
Ky vlerësim vjen nga një komunikate e qeverisë së Kosovës ku flitet për vizitën e zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri në Greqi.

Në takimin me drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, zëvendëskryeministrja Tahiri falënderoi shtetin grek për një angazhim pozitiv për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.
Komunikata vijon me tej duke thënë se gjatë takimit u diskutua edhe për dialogun aktual ndërmjet Prishtinës e Beogradit, sikurse është biseduar dhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha planet me theks në bashkëpunimin ekonomik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›