Pajaziti: Veriu i Kosoves, ne rrezik nga krimi

Ministri i Brendshem kosovar, Zenun Pajaziti ka dhene sot alarmin se veriu i Kosoves rrezikon te kthehet ne nje oaz te krimit te organizuar.
“Si pasoje e mosfunksionimit te policise dhe e situates politike, veriu i Kosoves mbetet ende nje sfide per policine”, ka pohuar Pajaziti.
Me pas numri 1 i Ministrise se Brendshme ka paralajmeruar me largim nga radhet e SHPK-se te policeve te inkriminuar, pavaresisht gradave dhe nacionalitetit te tyre.
“Kushdo qe eshte i perfshire ne aktivitete kriminale nga strukturat policore, pavaresisht grades dhe nacionalitetit, nuk do te kete me vend ne policine e Kosoves”, ka pohuar Pajaziti.
Me tej ministri ka shprehur angazhimin e qeverise per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe u ka bere thirrje agjenteve serbe te larguar vete nga SHPK se dyert e kesaj njesie jane te hapura qe ata te rikthehen.