E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma serbe, PDSH: Keqardhje per qendrimin e Shkupit

PDSH ka shprehur keqardhjen e saj lidhur me qendrimin e permbajtur qe Maqedonia do te mbaje ndaj nismes serbe per Kosoven ne Kombet e Bashkuara.

“Qendrime te tilla vertetojne se Maqedonia po bie gjithmone e me shume ne nje humnere dhe se po shkon kunder kursit perendimor”, thuhet ne nje komunikate te PDSH-se.

Partia e Menduh Thacit akuzon gjithashtu perfaqesuesit e qeverise se jane ne sherbim te qarqeve pro-serbe, te cilat po perpiqen te pengojne njohjen e Kosoves.

PDSH i eshte drejtuar edhe krereve te BDI-se, parti ne koalicionin qeveritar, duke u kerkuar llogari se perse nuk jane realizuar paralajmerimet e kryetarit Ali Ahmeti per nje njohje te shpejte te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›