Gates dhe Kerry: Teherani nuk po reflekton
Senatori i SHBA-së dhe kryetari i Senatit të Komisionit për Punë të Jashtme, John Kerry, e kanë kritikuar mungesën e gatishmërisë për negociata të Iranit në grindjen atomike. "Besoj se Irani po vazhdon të mos i kuptojë mesazhet e përgjithshme të komunitetit global për shtensionimin e krizës. Ai me sa duket kupton vetëm konfrontimin dhe ndodhet në rrugë të mbarë për ta marrë këtë konfrontim”, tha Kerry dje, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih. Ndërsa ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, u shpreh dje në Romë, pas një takimi me homologun e tij italian, Ignazio La Russa: “Nëse bashkësia ndërkombëtare do të qëndrojë e bashkuar dhe do të bëjë presion te qeveria iraniane, unë mendoj se ka ende kohë që presioni dhe sanksionet të bëjnë efekt”.
#