Irani nuk tërhiqet nga pasurimi i uraniumit
Debati atomik
Irani mbetet agresiv në debatin atomik me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo, me gjithë përpjekjet për ndërmjetësim në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad kërkoi nga autoritetet e energjisë bërthamore në vendin e tij që të nisin pasurimin me 20 për qind të uraniumit. Por dera për negociata mbetet ende e hapur, u tha. Vetëm pak kohë më parë, Irani pati sinjalizuar gatishmërinë e tij për të pranuar propozimin e kompromisit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe për të vazhduar pasurimin e uraniumit. Por në Munih, ministri i Jashtëm i Iranit, Manucher Mottaki, paraqiti kushte të reja. SHBA-ja dhe Gjermania deklaruan në Konferencën e Sigurisë në Munih se nuk ka sinjale që Irani ta ndryshojë qëndrimin në grindjen bërthamore.
#