Tjetër problem, kreditë e këqija
Kriza
Në morinë e probleme që përballon sot biznesi në Shqipëri janë edhe këstet e kredisë, të cilat janë bërë të papërballueshme në këtë kohë krize. Shumë sipërmarrës po vihen në vështirësi likuidimi, duke u kthyer problematikë për bankat. Në këto kushte del një tjetër kërkesë e biznesit: rishikimi i kredive. Përmes një plani paraprak, Dhoma e Tregtisë i propozon Bankës së Shqipërisë që kreditë e këqija që ka marrë biznesi, të pezullohen për një periudhë të pacaktuar, në mënyrë që t'u jepet mundësi sipërmarrësve privatë që të krijojnë likuiditetet e nevojshme për të përballuar aktivitetin.
#