Afganistan: Banorët largohen në prag të sulmit të NATO-s
Afganistan, 7 shkurt, NOA - Banorët e qytetit afgan të Maxhahit, në
provincën e Helmandit, po largohen nga shtëpitë e tyre, në prag të një sulmi të
pritshëm nga forcat e NATO-s dhe ato afgane kundër talibanëve.
Qeveria e Afganistanit do të marrë kontrollin e Marxhahit, tha komandanti
britanik i operacionit, gjenerali Nik Karter.
Prej disa javësh NATO-ja ka hedhur fletushka në qytet ku i informon banorët për
sulmin e pritshëm.
Operacioni ushtarak në këtë qytet do të jetë prova e parë e madhe e vendimit të
presidentit amerikan Obama për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan.
/rfe/