Thaçi e Feith sot me Grupin Drejtues për Kosovën

Vjenë, 8 shkurt, NOA Sot në kryeqytetin
austriak do të zhvillohet një mbledhje e posaçme e Grupit Ndërkombëtar Drejtues
për Kosovën, ku bëhet me dijeni se pjesëmarrës të saj do të jenë edhe
kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me përfaqësuesin civil
ndërkombëtar, Piter Feith.
Ky grup, që është formuar pas shpalljes së
pavarësisë, përbëhet nga vendet që e kanë njohur Kosovën.
Ndërkaq, raportohet se në mbledhje mund të diskutohet edhe për mandatin e
Feith.
n.e/NOA