E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati Liga Ballkanike Shqiperia jashte

Një Ligë Ballkanike për të bashkuar skuadrat më të rëndësishme për të luajtur në një kampionat të vetëm. Një ide e tillë përflitet prej vitesh dhe shihet si mënyrat për të tërhequr interes drejt skuadrave të vendeve të këtij rajoni, por edhe për të rritur cilësinë e futbollit.

Tashmë gjithçka duket se është konkretizuar. Në fakt, në mes të shtatorit, në Budva është zhvilluar një mbledhje sekrete ku është diskutuar për realizimin e kësaj ideje. Ndërkohë, iniciatore për krijimin e Ligës Ballkanike është pikërisht UEFA.

Në shkrimin me titull: UEFA urdhëron, të gjithë në Ligën Ballkanike, gazeta kroate “Globus”, ka zbuluar se Konfederata Europiane ka planifikuar një aktivitet me 16 skuadra.

Por, edhe pse në titull specifikohet fjala “të gjithë”, Liga Ballkanike që po planifikohet nuk është gjithëpërfshirëse për rajonin. Në fakt, aty nuk është marrë parasysh prezenca e skuadrave nga Superliga shqiptare, nga Superliga Kosovare, madje as nga kampionati grek.

Në mbledhjen e zhvilluar në 17 ose 18 shtator, të pranishëm ishin vetëm drejtuesit e Federatave të Futbollit nga shtetet e ish-Jugosllavisë. në fakt, Liga Ballkanike po planifikohet rreth tyre, ku të praishme do të jenë klube nga Kroacia, Serbia, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ndërkohë, në mbledhjen ku prezent ishin edhe Teodor Teodoris, Shef i bashkëpunimit me Federatat Kombëtare dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Joan Lupesku nga Rumania është diskutuar edhe përfshirja e skuadrave nga Bullgaria dhe Hungaria.

E përditshmja kroate “Globus” nënvijëzonte se të gjithë të pranishmit në takimin sekret në Budva janë shprehur shumë të interesuar për formimin e Ligës Ballkanike, mbi të gjitha duke parë rivalitetin dhe spektaklin që ofrojnë grupimet e zjarrta të tifozëve të vendeve të ish-Jugosllavisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›