E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo humb Hernandezin

Sulmuesi i Palermos, Abel Hernandez mund të qëndrojë jashtë fushave për së paku gjashtë muaj pas dëmtimit të ligamenteve kruciale të gjurit, ka njoftuar klubi sicilian të enjten.

Hernandez u dëmtua gjatë seancës stërvitore me përfaqësuesen e Uruguait. Edhe pse fillimisht dyshohej se nuk bëhet fjalë për një lëndim të shkallës së rëndë, kontrollimet e detajuara mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin serioz.

Hernandez është paraqitur në të gjitha shtatë ndeshjet e para në Serie A por ende nuk ka shënuar gol për Palermon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›