Dynamo Kiev kërkon Matrin

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri spekulohet me transferim në Dynamo Kiev gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi italian ka dështuar të sigurojë vend në formacionin bazë të Bianconerëve këtë sezon dhe sipas medieve ukrainase, Dynamo Kiev ka shprehur interesim për shërbimet e tij. Matri ka kontratë me Juventusin deri në qershor 2017 kurse në të kaluarën është spekuluar me transferim në Porto, Fiorentina, Udinese dhe Milan.
Dynamo Kiev besohet se është i gatshëm të ofrojë 13 milionë euro për transferimin e 28 vjeçarit në janar.