E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko nuk dorëzohet

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko dëshiron të mbetet dhe të luftojë për një vend në ekip, por pranon se i nevojitet një seri e paraqitjeve për të arritur kulmin e formës.

E ardhmja e reprezentuesit boshnjak në Etihad Stadium është vënë në dyshim pas interesimit të Cityt për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao.

Por, Dzeko insiston se nuk dëshiron të largohet nga klubi. “Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. Gjithmonë kam deklaruar se dua të mbetem në City dhe të luftoj për një vend. Moto ime gjithmonë ka qenë ‘Mos u dorëzo kurrë’. Më duhet të luaj vazhdimisht për të arritur në top-formë”, deklaroi Dzeko për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›