Gati Qyteti Studenti cmimet e strehimit nuk ndryshojne

Pothuajse janë rikonstruktuar të gjitha ambjentet e jashtme dhe ato të brendshme të qytetet studentit. Mbi 85 përqind e dhomave janë paisur me shtretër të ri dhe në cdo dhomë janë vendosur lavamanë. Drejtori, Bujar Brovina sqaron për As se këtë vit janë shtuar dhe ambjentet e gjelbra.
“Për herë të parë, i gjithë Qyteti Studenti paiset me lavamane brenda në dhomë, ndërrohen të gjithë shtretërit, gati 85 %. Deri më 15 shtator, i gjithë Qyteti Studenti përfundon”-thotë Brovina.
Brovina thotë se cmimi i regjistrimit është i njëjtë më atë të vit të shkuar dhe cdo student do të paguajë vetëm 40 mijë lekë. Ndërsa pritet që në këto godina të strehohen afro 1600 studentë të rinj.
“Kapaciteti ynë është 6200 studentë, por këtë vit akademik, në Qytetin Studenti do të akomodohen 1600 studentë të rinj. Ka shumë fjalë që janë ngritur tarifat, por po e them që çmimi është 40 mijë të reja, që i bie një euro në natë”-theksoi Brovina.
Zgjerimi i ambjenteve ka bërë, që vitet e fundit të akomodohen më shumë studentë dhe në një dhomë të mos ketë më shumë se tre persona. Në një kohë, që vite më parë dominonin dhomat me 4 studentë.
Julia Bardhushi