Gati autoriteti qe do mbikeqyre bankat
TIRAN- Aktiviteti i bankave tregtare te vend do te vihet nen monitorimin e nje tjeter organizmi pervec Bankes se Shqiperise i cili do te kontrolloje praktikat e ndjekura prej tyre ne marredhenie me klientet.
Propozimi vjen nga Autoriteti i Konkurrences i cili gjate nje monitorimi ndaj bankave te nivelit te dyte ka hasur ne praktika qe sipas tij demtojne konsumatorin. Kryesisht keto lloj praktikash kane te bejne me tarifat e sherbimeve.
Sipas Autoritetit te Konkurrences bankat ne Shqiperi aplikojne tarifa per sherbimet bankare me te larta krahasuar me vendet e rajonit. Nisur nga ky perfundim por edhe nje sere anomalish te tjera Autoriteti i Konkurrences ka propozuar ngritjen e nje strukture te posacme e cila ne thelb do te kete mbrojtjen e interesave te klienteve ne marredheniet e tyre me bankat.
shte menduar qe struktura te funksionoje si nje autoritet publik e cila do te shqyrtoje ankesat e qytetareve qe kane te bejne me bankat.
Tarifat qe aplikojne bankat tregtare per sherbimet ndaj klienteve jane ceshtje qe kane filluar te disktutohet prej disa muajsh qe prej monitorimit te kryer nga Autoriteti i Konkurrences ne pranveren e vitit te kaluar. Fillimisht autoriteti iu drejtua zyrtarisht Bankes se Shqiperise duke i kerkuar marrjen e masave per rritjen e transparences ne tregun bankar ne vend.
Disa muaj me pas ishte Guvernatori i Bankes se Shqiperise i cili iu beri thirrje bankave qe ti shpjegonin me detaje klientit per sherbimet dhe produktet qe atij i shiten.
Por siduket kjo gje ishte e pamjaftueshme per Autoritetin e Konkurrences e cila me ane te kreut te saj Lindita Lati hapi serish debatin ne fillim te ketij viti duke i bere publikisht tashme thirrje BSH-se qe te nderhyje pasi ne te kundert do te ishte ky autoritet qe do te ndermerrte nisma te njeanshme per parandalimin e abuzimeve.
Autoriteti i Konkurrences ka pritur prej muajsh nje qendrim zyrtar edhe nga Banka e Shqiperise lidhur me konkluzionet e monitorimit.
Por duke qene se reagimi i Bankes qendrore nuk ka ardhur Autoriteti i Konkurrences nuk do te prese me dhe do te dale me nje vendim zyrtar i cili do te permbaje edhe rekomandimet per zgjidhjen e kesaj situate ne sektorin e sherbimeve bankare - ishte paralajmerimi i disa javeve me pare nga Lati.
Me vendimin e djeshem te Komisionit te Konkurrences autoriteti e ka permbyllur kete nisme duke mos pritur me ne nderhyrjen e BSH-se duke u nisur edhe nga perfundimet e nxjerra nga vrojtimet e kryera ne funksionimin e sistemit bankar.
Nga krahasimi i tarifave te sherbimeve me bankat e rajonit brenda te njejtit grup bankar u konstatua se bankat qe operojne ne Shqiperi aplikojne tarifa me te larta te sherbimeve bankare si komisioni per mbyllje llogarie rrjedhese mirembajtje llogarie kartat plastike sesa bankat homologe ne rajon duke veshtiresuar perfitimin e ketyre sherbimeve nga klientet dhe mundesine e nderrimit te bankes - thekson Autoriteti i Konkurrences.
Krahas ngritjes se autoritetit qe do te mbikeqyre bankat Komisioni i Konkurrences i eshte drejtuar Bankes se Shqiperise me disa rekomandime te cilat kane te bejne me zbatimin e ligjeve per rritjen e transparences se bankave me se shumti ne rastet kur kemi te bejme me rritje te tarifave si dhe shtimin e informacionit ne faqet e internetit te seciles banke.
Biznesi vendas me nje grupim te ri
Mbrojtja e interesave te biznesit do te behet nepermjet nje forme tjeter oganizimi krahas shoqatave sic eshte ajo e ngritjes se nje grupi te ri te perbere nga kompani te ndryshme. Grupi quhet Biznes Albania dhe anetare ka grupime te ndryshme biznesi ne vend duke filluar nga ndertuesit importuesit e karburanteve fasonet etj.
Nje numer i konsiderueshem biznesesh zhvilluan dje nje mbledhje per organizimin e ketij grupimi. Ne fund te mbledhjes grupi zgjodhi edhe organet drejtuese te tij nepermjet votimit.
Me propozim te Shoqates se Shoqerive te Hidrokarbureve kandidatura e pare per president te BiznesAlbania u caktua ajo e Luan Bregasit. Nga ana tjeter Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise propozoi kandidaturen e Artan Dulakut per postin e presidentit. Ne votimin e pergjithshem ku moren pjese te gjithe te mandatuarit nga organizatat e ndryshme te biznesit president u zgjodh Luan Bregasi.
Nderkohe postin e Drejtorit te Pergjithshem do ta mbaje Bardhi Sejdarasi. Bordi shprehu shpresen se edhe organizata te tjera qe grupojne bizneset elitare ne vend do te behen pjese e ketij organizimi duke theksuar se anetaresimi mbetet i hapur.