E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shpërblen pronarët që preken nga ndërtimet informale

Qeveria shqiptare do të shpërblejë të gjithë pronarët të cilëve pasuritë e tyre preken nga ndërtimet informale. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministave ku e vendos që të përcaktohet shpërblimi i pronarëve të ligjshëm, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim.

Vlera e shpërblimit të pronarëve të ligjshëm është përcaktuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, duke e përllogaritur sipërfaqen që kompensohet, si truall në përputhje me metodikën dhe vlerësimin e pronës së paluajtshme që kompensohet dhe asaj që do të shërbejë për kompensim, sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Ky vendim përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës, Durrësit dhe Korçës, për sipërfaqen e tokës, me vlerë të përgjithshme rreth 1,2 miliard lekë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›