Bankat abuzime me klientet e tyre ne treg

Bankat e nivelit të dytë në vend abuzojnë me klientët e tyre, duke i ngarkuar me pagesa abuzive dhe të kota. Autoriteti i Konkurencës, pas një monitorimi mbi një vit të tregut bankar ka arritur në përfundimin se në këtë treg ka keq funksionime.
Autoriteti i Konkurencës njofton se nga monitorimi i kryer për shërbimet e bankave rezulton se ka një mungesë të theskuar transparence. Veç kësaj, bankat e nivelit të dytë aplikojnë tarifa të ndryshme për të njëjtin shërbim, por mbi të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri aplikojnë tarifa më të larta të shërbimeve bankare si komisioni për mbylljen e një llogarie rrjedhëse, mirëmbajtje llogarie apo pajisje me kartat plastike, kjo krahasuar me bankat homologe ne rajon.
Një tjetër shkelje ndaj klientëve është vendosja e komisioneve për shërbimet e ndryshme në monedhë jo të njejtë me atë që përdor klienti. Në disa raste është vënë re se bankat nuk i njoftojnë klientët kur ndryshojnë kushtet e punës për kontratat e shërbimeve, në mënyrë të veçantë kur rriten komisionet e llogarive rrjedhëse apo kartave të debitit/kreditit, duke mos zbatuar rregulloret dhe ligjet në fuqi.
Autoriteti i Konkurencës, pas rezultateve të monitorimit i rekomandon Bankës së Shqipërisë, që të përmirësojë instrumentet për të forcuar zbatimin e kuadrit ligjor dhe të marrë masa për rritjen e transparencës. Një tjetër rekomandim është ai që do t`i bëhet Komisionit të Mbrojtjes Konsumatore për ngritjen e një strukture të veçantë për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet e mundshme të sistemit bankar.
Florian Papadhimtri