30 shoqata biznesi ne nje

Mbrojtja e interesave të biznesit si dhe krijimi i lehtësirave në kryerjen e reformave të ndryshme ka sjellë krijimine një grupimi të madh biznesesh. Rreth 30 shoqata të bzineseve dhe sipërmarrjeve private në vend janë bashkuar në “BiznesAlbania”. Drejtuesit e sapozgjedhur thonë se dialogu social ndërmjet biznesve, sindikatave dhe qeverisë do të jetë çelësi i funksionimit të këtij grupimi.
“Kontributi i saj do të jetë edhe më i madh në përmirësimin e legjislacionit e cila do të bëjë të domosdoshëm edhe integrimin ekonomik të Shqipërisë në strukturat e BE. Një punë e përditshme dhe konkrete me të gjitha institucionet e shtetit për t’i shërbyer sipërmarrjes” tha Luan Bregasi, presideni i “BiznesAlbania”.
Biznesmenët vlerësojnë se situata aktuale ka shkaktuar pasoja të investitorët. Ata thonë se kompromisi është gjëja më e mirë për të gjithë.
“Mesazhi jonë është për një rregull, për një stabilitet politk nga pikëpamja e qëndrueshmërisë ekonomike. Kjo do të thotë që i gjithë ky ndërcc nuk është një lajm i mirë për sipërmarrjen private, përkundrazi. Të japim mesazhin që politika të ulet, të bisedoje, të gjejë gjuhën e mirëkuptimit për të mirën e tyre ne rradhë të parë dhe më pas dhe për të mirën e sipërmarrjes private dhe gjithë popullit në këtë vend” tha Bregasi.
Pas zgjedhjes së presidentit, përfaqësues të 27 shoqatave të ndryshme kanë zgjedhur kryesinë dhe asamblenë. Drejtues të “BiznesAlbania” thonë se shumë shpejt do të prezantojnë reforma dhe kërkesa lidhur me privatizimet, politikat mjedisore, fiskale, energjetike dhe të tjera.
Florian Papadhimitri