E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati çelja e dy akseve të tjera rrugore përmes sheshit

06/09/2011   Punimet në sheshin “Skënderbej”

Për të shmangur kaosin e qarkullimit të automjeteve që mund të krijohet në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2011–2012, Bashkia e Tiranës ka parashikuar çeljen e dy akseve rrugore, që do të kalojnë përmes sheshit “Skënderbej”. Sipas të dhënave të bëra publike, çelja e dy korsive përmes sheshit, që pritet të vihet në zbatim gjatë javës, bëhet me qëllim për të shmangur trafikun e rënduar të kryeqytetit, që mund të marrë përmasa edhe më shqetësuese me nisjen e vitit të ri shkollor, ku shtohet edhe qarkullimi i automjeteve në lëvizje. Nisja e punimeve për rikualifikimin e sheshit prej gati dy vjetësh është shoqëruar me situata të shumta problematike si pasojë e bllokimit të akseve rrugore që kalojnë përmes sheshit për shkak të punimeve të shumta në shesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›