E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati certifikimi i sahateve të energjisë

Që nga dita e sotme, të gjithë matësit e energjisë elektrike që u janë instaluar klientëve të CEZ Shpërndarje do të kolaudohen nga një palë e tretë, duke shmangur në këtë mënyrë pretendimet e ngritura ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për konflikt interesi.

Nënshkrimi i kësaj kontrate vjen pas ndryshimeve të fundit të aprovuara në Parlament për ligjin “Për sektorin e energjisë” dhe aprovimi nga ana e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) (15.12.2011)  i tipit të kontratës dhe kostove që lidhen me këto shërbime.

Kompania e licencuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të kryejë verifikimin fillestar të matësve të energjisë elektrike, vulosjen e tyre, si edhe kontrollet periodike. Gjithashtu, tani ankesat e klientëve në lidhje me saktësinë e matësve do të trajtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, duke ja hequr këtë përgjegjësi CEZ Shpërndarjes.

Tarifat për këtë shërbim janë të përcaktuara dhe aprovuara nga Ministria e Financës dhe Enti Rregullator, dhe do të rregullohen nga procedurat e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë të aprovuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. /Start/

                                                                                             2012-01-20 17:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›