E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti kroat viziton Tiranën të hënën

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, agjenda zyrtare e kreut të shtetit kroat parashikon bisedime mes dy presidentëve, nënshkrim të një marrëveshje dypalëshe mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti Josipoviç do të takohet edhe me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjithashtu, Josipoviç do të japë një leksion në Universitetin e Tiranës, si dhe do të zhvillojë vizita në qytetin e Durrësit dhe në kalanë e Krujës.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-20 21:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›