OSBE ndihmë për vëzhgimin elektronik të të burgosurve
Ministri Halimi deklaroi me rastin e nënshkrimit, se realizimi i reformës së mbikëqyrjes elektronike, si pjesë e rëndësishme e paketës së reformave në drejtësi është një nga më ambiciozet.
“Zbatimi i mbikëqyrjes elektronike do të rrisë sigurinë publike dhe do të garantojë ekzekutimin e vendimeve penale. Rruga për realizmin e reformave është e vështirë por e bukur . OSBE është një partner i rëndësishëm për realizimin e saj, ndaj jam i kënaqur që këtë reformë do ta implementojmë së bashku”, theksoi Halimi.
Duke vlerësuar lart rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Drejtësisë, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, tha në fjalën e tij se “Kjo reformë e bën Shqipërinë lider në rajon për aplikimin e mbikëqyrjes. Ky është një shërbim për popullin shqiptar dhe ju bën ju një ndër të pakta vende që zbatojmë një sistem të tillë modern”.
Me anë të këtij memorandumi, OSBE është deklaruar e gatshme të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë për zbatimin e Ligjit;ofrimin e ndihmës, ekspertizë teknike si dhe këshillimin për përzgjedhjen e ofruesit më të mirë të mundshëm të shërbimit të monitorimit elektronik.
Arritja e kësaj marrëveshje vlerëson lart rëndësinë e reformës në gjyqësor për arritjen e një sistemi të shëndoshë ligjor bazuar në parimet e shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike, si dhe sheh me prioritet respektimit të të drejtave të njeriut. Ajo sheh me prioritet rëndësinë e ekzekutimit efikas të vendimeve gjyqësore dhe në mënyrë të veçantë të zbatimit të masave alternative ndaj burgimit, nëpërmjet zbatimit të një sistemi efiçent mbikëqyrjeje.
Paketa ligjore për mbikëqyrjen elektronike u hartua gjatë vitit 2011 më ndihmën dhe konsulencën e ekspertëve të Misioneve të BE në Shqipëri dhe misionit të OSBE. Implementimi i saj pritet në prill të vitit 2012. /Start/
2012-01-20 17:18