Gati heqja e doganës dhe taksës së shitjes për automjetet
TIRANË- Ministria e Financave duket se është tërhequr përfundimisht nga takasa e rishitjes së makinave të përdorura, pasi kjo taksë nuk pati ndonjë efekt në të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Sipas statistikave zyrtare të financave taksa e makinave pësoi rënie më 22% në 2010 kur u aplikua për herë të parë në prill të këtij viti.
Gjatë4 muajve të parë të këtij viti sipas të njëjtit burim nga taksa mbi trasanksionin e makinave të përdorura u arkëtuan 600 milionë lekë ose 22% më pak se në të njëjtën periudhë se një vit më parë.
Në projektligjin e përgatitur së fundi që do ti paraqitet për miratim qeverisë parashikohet që detyrimi financiar që mendohej të vilej nga qytetarët në këtë formë të transferohet në një taksë e cila do të paguhet një herë në vit ng amomenti kur pronari i automjetit do të paraqitet për të kryer kolaudimin vjetor të detyrueshëm. Sa më i vjetër të jetë automjeti aq më i lartë do të jetë detyrimi për tu paguar.
Por, burime nga Ministria e Financave pohojnë gjithashtu se po vlerësohet mundësia e heqjes së detyrimit për të paguar tarifë doganore për automjetet që hyjnë për herë të parë në vend.
Tarifa doganore është hequr prej vitesh, pëqr makinat e prodhuara në vendet e Bashkimit Europian, por tani e tutje kjo do të prekë të gjitha makinat e importit pavarësisht nga vendi i origjinës së tyre.
Por, një gjë e tillë nuk e heq krejtësisht detyrimin doganor pasi nuk prek pagesën e TVSH-së e cila llogaritet në momentin e hyrjes së automjetit në territorin shqiptar sa 20% e cmimit të referencës të mjetit jashtë Shqipërisë që dogana e nxjerr nga të dhënat e trregut të huaj.
Në draft parashikohet edhe një lehtësim tjetër sic është ai për mospagim e taksës vjetore të rregjistrimit dhe asaj të qarkullimit të cilat për autoveturat kanë qënë 12 400 lekë të reja në vit.
Fjala është për të transferuar pagesën në forma të tjera. Kjo pagesë do të kryhet gjithmone në momentin e koalidimit dhe së dyti parashikohet që të ndryshohet aksiza mbi karburantet duke shtuar një barrë të re fiskale mbi benzinënë dhe naftën në masën standarte prej dy lekësh të reja për litër. Kjo masë favorizon ata që e përdorin më pak makinën se ata që e përdorin atë vazhdimisht
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Gati heqja e doganës dhe taksës së shitjes për automjetet