E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne OKB Reformat nxoren Shqiperine nga mjerimi dhe korrupsioni

23-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri ka mbajtur dje fjalimin ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork duke kujtuar reformat e forta qe per 18 vjet e nxoren Shqiperine nga mjerimi i botes se trete per ta shnderruar ne njerin nga vendet me terheqese per investimet e huaja. Permbushja e kritereve te Sfides se Mijevjecarit tregues i bashkepunimit aktiv te Shqiperise me OKB-ne

Ne fjalimin e mbajtur ne samitin e 65-te te Asamblese se Kombeve te Bashkuara kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se fale reformave dhe forcimit te shtetit ligjor Shqiperia ia ka dale te kthehet ne vendin me terheqes per investime dhe zhvillimin e biznesit. Gjate fjales se mbajtur para qindra personaliteteve te vendeve te ndryshme te botes kreu i qeverise shqiptare prezantoi kursin e reformave te ndermarra duke e vene theksin tek reformat ekonomike dhe lufta kunder korrupsionit fenomen per te cilin sic tha kryeministri eshte armiku me i eger i shoqerive te lira.
Reformat e thella jane ndermarra gjate ketyre viteve ne Shqiperi ne luften pa kompromis kunder korrupsionit. Keto reforma kane arritur suksese. Per mua kusht vendimtar per Sfidat e Mijevjecarit eshte lufta kunder korrupsionit. Ky eshte sot armiku me i keq i njerezve. Une besoj se kjo lufte ka bere qe te dyfishohen te ardhurat buxhetore. Ka bere qe reformat ta ktheje Shqiperine ne nje vend te sigurt ne Evrope dhe vend terheqes per investimet e huaja. Une ftoj bizneset tuaja te vijne dhe te investojne ne Shqiperi u shpreh ne fjalen e tij kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri tha se Shqiperia ka nje ekonomi solide e cila eshte ne rritje te vazhdueshme. Sipas Berishes rritja ekonomike e Shqiperise per vitin 2010-te do jete ne shifrat 4-5 .
Ekonomia e vendit me gjithe krizen e madhe boterore financiare ja doli te kete nje rritje prej 3.5 ne vitin 2009. Eksportet kete vit kane njohur nje rritje prej 62 . Te ardhurat buxhetore kete vit jane rritur me 13 krahasuar me vitin e kaluar Ne teresi rritja ekonomike gjate ketij viti pritet te jete midis 4-5 tha Berisha.
Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se Shqiperia sot ka bere shume perparime dhe po ecen drejt plotesimit te objektivave te Mijevjecarit dhe rruges se integrimit drejt Bashkimit Evropian.
Keto arritje kane ardhur si rezultat i nje pune shume te veshtire dhe nje lufte te pa kompromis ndaj korrupsionit si edhe realizimit te reformave te medha. Personalitete te larta boterore e kane vleresuar zhvillimin e vendit tone por une jam i ndergjegjshem se kemi ende shume rruge per te bere perpara. Pasi ende ka njerez qe perballen me varferine ekstreme por nga ana tjeter infrastruktura kerkon investime te medha deklaroi kryeministri Berisha.
Ne fund te fjalimit te tij kryeministri Berisha ftoi investitoret e huaj te zgjedhin Shqiperine per te investuar.
Shfrytezoj kete rast qe ti ftoj investitoret e huaj te vijne te financojne ne Shqiperi. Ne rrugen e ndertimit te sistemit demokratik te rruges se tregut Shqiperia dhe qytetaret e saj kane pasur ndihma dhe solidaritet nga shume vende te ndryshme te botes. Shfrytezoj kete rast per te shprehur mirenjohje te thelle per te gjithe ata per bujarine e treguar per kombin qe po dilte nga izolimi me i keq ne historine e njerezimit. Pershendes agjencite e OKB-se per ndihmen e cmuar ndaj Shqiperise. nje falenderim i vecante shkon per Ban Ki Moon per programin pilot ne Shqiperi per luften kunder korrupsionit tha kryeministri.
Berisha foli edhe per uljen e varferise duke theksuar se ajo eshte ulur ne nivele ekstreme.
Kryeministri ka bere te ditur se ne kater vitet e fundit ne Shqiperi jane rritur me 40 per qind shpenzimet per arsimin dhe 60 per qind ato per shendetesine.
Gjithashtu 70 per qind e te rinjve kane hyre ne universitet duke trefishuar numrin e studenteve dhe ne cdo shkolle ka hyre interneti eshte shprehur Berisha.

Fjala e plote....

I nderuar Z. President I nderuar z. Sekretar i Pergjithshem Shkelqesi Zonja dhe zoterinj Eumlshte nje kenaqesi e vecante per mua te prezantoj perpara ketij organi prestigjioz te OKB-se zhvillimet e fundit ne Shqiperi sfidat dhe arritjet e vendit tim ne drejtim te permbushjes se Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Por fillimisht deshiroj ti adresoj nje pershendetje te vecante Presidentit Deiss se bashku me urimet me te perzemerta per zgjedhjen ne krye te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.
Nje falenderim te vecante deshiroj ti bej Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Bani Ki Moon per organizimin e shkelqyer te ketij sesioni. Tek qendroja ulur ne kete salle sot dhe ndiqja punimet e ketij sesioni vetetimthi ne mendje me erdhi Sesioni i OKB-se i Shtatorit te vitit 1992 ku une ju adresova kesaj salle si perfaqesuesi i Shqiperise ne ate kohe nje nder vendet me te varfra te planetit me 204 dollare te ardhura per fryme. Me nje papunesi prej 80 nje ekonomi teresisht te falimentuar uri kronike e masive dhe jetegjatesi qe shkurtohej me vdekshmeri amtare e foshnjore nga me te lartat ne bote. Nje vend qe ne 50 vite kishte ndertuar 3.5 here me shume bunkere se sa apartamente banimi per qytetaret e vet. Kjo ishte Shqiperia para 18 viteve.
Por sic ka shkruar nje dijetar qe e paimagjinueshmja ne bote ndodh njehere ne 20 vjet ne vendin tim e paimagjinueshmja ndodhi ne me pak se 20 vjet.
Sot i adresohem kesaj audience te nderuar si Kryeminister i nje vendi qe ne nje hark te shkurter kohor ka rritur me dhjetera here te ardhurat per fryme dhe qe tani se fundmi ka kaluar ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Nga vendi me i hyperkolektivizuar ne bote ne vendin ku sot me shume se 80 e GDP-se gjenerohet nga sektori privat. Gjate dhjete viteve te fundit Shqiperia ka reduktuar nga 25 ne 12 varferine dhe nga 4.2 ne 1.3 varferine ekstreme.
Pese vite me pare Shqiperia ne kuader te projektit te saj te integrimit evropian perparoi dhe ridimensionoi edhe me tej Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit duke i pershtatur ato me permbushjen e objektivave te saj per integrimin ne BE.
Per kete qellim vetem ne 4 vitet e fundit Shqiperia ka rritur me 40 shpenzimet per shendetesine me 60 shpenzimet per arsimin me rreth 80 mbrojtjen sociale.
Kemi kenaqesine te theksojme se mbi 90 e nxenesve qe kane mbaruar shkollen 9 vjecare hyjne ne shkollat e mesme. Shtatedhjete per qind e te rinjve dhe te rejave qe mbaruan shkollen e mesme jane pranuar ne universitetet e vendit. Numri i studenteve eshte trefishuar dhe interneti eshte i aksesuseshem ne cdo shkolle ne te gjithe vendin.
Jetegjatesia e shqiptareve ka arritur tashme ne 77.9 vjet ndersa vdekja maternale eshte disa here me e ulet se ne disa nder vendet me te zhvilluara. Ulje drastike ka pasur edhe vdekshmeria foshnjore e cila ende nuk eshte ne nivelin ku duhet te jete. Vaksinimi i femijeve ne Shqiperi eshte ne nivelet me te larta ne bote.
Fushat e mbrojtjes se mjedisit kane njohur progres thelbesor. 98 e elektricitetit dhe energjise ne vendin tim vjen nga burime te riperterishme. Ekonomia e vendit me gjithe krizen e madhe boterore financiare ja doli te kete nje rritje prej 3.5 ne vitin 2009. Eksportet kete vit kane njohur nje rritje prej 62 . Te ardhurat buxhetore kete vit jane rritur me 13 krahasuar me vitin e kaluar Ne teresi rritja ekonomike gjate ketij viti pritet te jete midis 4-5 .
Shqiperia ka krijuar nje mjedis shume miqesor per biznesin e investimet. Per momentin eshte nje nga vendet me barren me te ulet fiskale ne Evrope. Vetem dy vitet e fundit vendi im ka firmosur kontrata prej disa miliarde euro investime e koncesione. Infrastruktura e Shqiperise ka pesuar transformime rrenjesore per sa i perket rrjetit rrugor furnizimit me uje energjise telekomunikacioneve dhe sherbimit shendetesor. Vendi im sot eshte anetar i NATO-s dhe ecen i sigurt ne procesin e integrimit ne BE.
Personalitete te shquar te ekonomise e financave boterore e kane vleresuar si lsquoquantum leap zhvillimin e Shqiperise gjate ketyre viteve por une mbetem plotesisht i vetedijshem se me gjithe keto arritje vendi ka serish rruge jo te lehte perpara. Serish ne vendin tim me mijera qytetare perballen me papunesine e cila arrin ne 11 ndersa te tjere perballen me varferine madje edhe varferine ekstremendersa durojne dhembjen deshperimin dhe lotet e ftohte te tyre. Ne anen tjeter ndertimi i vendit dhe Infrastruktura kerkon investime te medha. Permbushja dhe tejkalimi i OZHM eshte nje rruge e sigurt per nje horizont te ri te vendit tim ne perpjekjet per integrimin e tij evropian.
Zoti Kryetar keto arritje te jashtezakonshme te qytetareve shqiptare kane ne baze iniciativen e tyre te lire lumenjte e tyre te djerses per cka une dua te perdor kete mundesi per tu bere nderimet e mia me te perzemerta.
Por ato u bene te mundura gjithashtu fale reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra gjate ketyre viteve ne Shqiperi ne fushen ekonomike sociale arsimore shendetesore ne teresi dhe ne vecanti fale luftes tone te paepur kunder korrupsionit dhe reformat e lidhura me te.
Keto reforma jane percaktuese per fatin suksesin dhe rezultatin e te gjitha reformave te tjera. Ndaj edhe per mua kusht vendimtar per arritjen dhe tejkalimin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit eshte lufta kunder korrupsionit. Une besoj se ky fenomen perfaqeson armikun me te eger te njerezve dhe shoqerive te lira.
Ne vendin tim lufta e paepur kunder korrupsionit na lejoi te dyfishonim te ardhurat buxhetore ne me pak se 5 vjet. Reformat anti-korrupsion ndihmuan reformat ekonomike dhe reforma te tjera ta shnderrojne Shqiperine ne nje nder vendet me te sigurt ne Evrope por edhe nder vendet me terheqese per investimet e huaj ndaj dhe une ftoj biznesmenet tuaj ta konsiderojne seriozisht mundesine per te vizituar dhe investuar ne Shqiperi.
Shfrytezoj rastin te shpreh vleresimin e thelle per Organizaten e Kombeve te Bashkuara per perpjekjet e vazhdueshme kunder korrupsionit dhe ne vecanti Konventen e saj Kunder Korrupsionit si edhe ngritjen kohet e fundit te Akademise antikorrupsion ne Vjene. Zoti President Shqiperia dhe shqiptaret ne rrugen e tyre te ndertimit te sistemit demokratik ekonomise se tregut kane pasur nje mbeshtetje dhe solidaritet te jashtezakonshme te shume kombeve dhe vendeve mike nga mbare bota.
Dua te shfrytezoj kete rast per tu shprehur atyre qeverive dhe taksapaguesve te tyre mirenjohjen me te thelle per bujarine qe deshmuan ndaj nje kombi qe dilte nga izolimi me i thelle i koherave. Falenderoj thellesisht OKB agjencite e saj institucionet e Breton Woods PNUD-in per ndihmen shume te cmuar ndaj Shqiperise gjate gjithe kesaj kohe.
Nje falenderim te vecante deshiroj te bej sot per Sekretarin e Pergjithshem te OKB Ban Ki Moon dhe ekipin e tij qe perzgjodhen vendin tim per programin e OKB Delivering as One. Me lejoni te afirmoj ketu se kjo perzgjedhje ka rritur shume eficiencen e bashkepunimit midis vendit tim dhe agjencive te OKB dhe ka arritur nje implementim me te suksesshem te dhjetera e dhjetera projekteve te perbashketa ne fusha te shumta te cilat e kane ndihmuar shume vendin tim ne rrugen e permbushjes se OZHM-ve dhe integrimit evropian.
Se fundmi deshiroj tju falenderoj ju zonja dhe zoterinj te pranishem ketu sot per vemendjen qe me kushtuat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›