E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeverite na kane mashtruar gjate ketyre 20 viteve

TIRAN- Pas perballjeve te shumta me institucionet shteterore per ceshtjet e pensioneve si dhe trajtimeve te tjera financiare ushtaraket shprehen se ndjehen te mashtruar nga sjellja qe eshte bere ndaj tyre gjate ketyre 20 viteve te pluralizmit. Duke krahasuar veten me koleget e tjere te vendeve anetare te NATO-s ushtaraket shqiptare theksojne se gjate gjithe kesaj periudhe jane trajtuar ne menyre jo te hijshme nga shteti shqiptar. Ne nje reagim ndaj gjithe kesaj sjelljeje jo te pershtatshme qe u eshte dashur ushtarakeve te perballen gjate ketyre viteve Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise i eshte drejtuar organeve me te larta te shtetit shqiptar si dhe institucioneve te tjera nderkombetare me nje liste kerkesash pjesen kryesore te te cilave e perbejne ceshtjet e trajtimit financiar. Nje nder to ka te beje me pezullimin e te gjithe ligjeve dhe akteve nenligjore te nxjerra deri me tani nga organet qeverisese te cilat sipas tyre jane ne dem te ushtarakeve. I kerkojme gjithe institucioneve te shtetit shqiptar pergjegjese per zbatimin e te drejtave social-ekonomike te ushtarakeve qe urgjentisht te reflektojne dhe te ndryshojne kursin dhe qendrimin e deri tanishem ndaj nesh duke filluar menjehere zbatimin pike per pike te statusit te prillit te vitit 2004 duke pezulluar gjithe ligjet politike dhe artificat pseudo-ligje te nxjerra sipas deshirave orekseve mentaliteteve pikepamjeve te grupeve politike te ndryshme te ardhura ne keto 20 ne pushtet qe jane krejtesisht ne kundershtim jo vetem me legjislacionin shqiptar per kete problem por edhe ne kundershtim te plote me gjithe normat parimet dhe legjislacionin ushtarak te NATO s - thekson Aleanca. Me tej ata paralajmerojne per dergimin e problemit edhe ne gjykaten e Strasburgut dhe fillimin e protestave deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Ushtaraket do ti drejtohen edhe gjithe institucioneve te mbrojtjes se te drejtave te njeriut si dhe gjykates se Strasburgut per te zgjidhur problemin e mohimit te te drejtave social - ekonomike te zvarritura qellimisht nga nepunes te shtetit - shtojne ata.
Sipas tyre deri me tani organet qeverisese jane treguar mjaft indiferent dhe perbuzes ndaj problematikes se ushtarakeve duke shkelur ne menyre te hapur mjaft norma dhe parime demokratike. Qeverite shqiptare ne keto 20 vite demokraci kane zvarritur dhe shkelur qellimisht edhe legjislacionin shqiptar per te drejtat e ushtarakeve por kurre nuk i jane referuar dhe as kane menduar qe ti pajisin dhe ti trajtojne ata njelloj si koleget e tyre ne NATO anetare te se ciles jane dhe duhet te perfitojne edhe ata duke anashkaluar qellimisht zbatimin e legjislacionit ushtarak te NATO-s dhe ate nderkombetar. Sot ushtaraket e dale nga forcat e armatosura jane pa asnje perkrahje dhe mbeshtetjete flakur ne mes te kater rrugeve duke i krijuar atyre nje gjendje tejet te rende morale sociale e ekonomike jo vetem per ta si individ por edhe per familjet e tyre shprehet Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise. Ne reagimin derguar instancave me te larta shteterore si dhe organizmave nderkombetare aleanca ka renditur nje sere shkeljesh te cilat sipas saj jane kryer nga organet shteterore gjate ketyre 20 viteve te cilat tashme sipas tyre duhet te rregullohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›