Mandati i dyte PD Bulku Deshtuan Topi dhe Ina Rama
Deputetja demokrate Rajmonda Bulku denoncoi dje mbrojtjen qe sipas saj prokurorja u ben organizatoreve te grushtit te deshtuar te shtetit te 21 janarit. Gjate fjales se saj ajo tha Sot behen 43 dite nga 21 janari dita kur kryepucisti Edvin Kristaq Rama ish-ministrat e diktatures Ruci e Gjinushi dhe pinjolle te tjere te Mubarakeve Gedafeve dhe Ben Alive shqiptare sulmuan me gure me dru e zjarre Keshillin e Ministrave per te marre me dhune pushtetin dhe deshtuan Por sot behen 43 dite qe per kete akt kriminal antikushtetues Prokurorja Ina Rama nuk ka vendosur para ligjit asnje nga organizatoret e tij. Me tej Bulku vijoi duke thene se shoqja e bulevardit per te deshtuar hetimin ka botuar ka shitur ne media mbi 200 dokumente te dosjes se hetimit. Sipas saj prokuroret e Ina Rames drekojne dhe darkojne me organizatoret dhe kriminelet e tij. Duke vijuar akuzat ne emer te Partise Demokratike ajo tha Ne jemi sot ketu per te denoncuar publikisht mbrojtjen qe prokurorja u ben organizatoreve te grushtit te deshtuar te shtetit te 21 janarit ne te cilin bllokmenet e rinj donin te merrnin pushtetin me dhune kurse shoku dhe shoqja e ngjarjes se bulevardit do te siguronin mandatet e dyta. Bulku theksoi se ata qe kuptojne si pavaresi te institucionit qe drejtojne dhunimin e ligjit dhe te Kushtetutes do te pergjigjen rende si puciste dhe do te marrin ate qe meritojne.