E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet qarqet nisin punen caktohen qendrat e votimit

Njesite vendore te qarkut te Kukesit kane nisur punen per pergatitjen e infrastruktures se nevojshme per vendvotimet apo vendnumerimet e votave. Sipas institucionit te prefektit te qarkut deri tani bashkite Kukes Krume dhe Bajram Curri kane percaktuar ne baze te kritereve qe ka vendosur ligji per ambientet dhe mirefunksionimin e KZAZ-ve edhe vendet ku do te instalohen Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Me kerkese te KQZ-se ka filluar te ngrihet infrastruktura ne nivel qarku. Aktulisht jane percaktuar ambientet e punes per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Gjithsej jane tri zyra nje ne bashkine Kukes nje ne bashkine Krume dhe nje ne bashkine Bajram Curri. KZAZ-te i disponojne keto ambiente dhe se shpejti pritet te fillohet nga puna. Ky ishte nje detyrim i percaktuar ne Kodin Zgjedhor - tha Lebibe Tota sekretare e Pergjithshme e Institucionit te Prefektit. Sipas Kodit Zgjedhor qytetaret votojne ne qendren e zones ne te cilen figurojne ne liste. Gjithashtu per sa u perket godinave jane marre kontaktet me drejtuesit lokale te arsimit per venien ne perdorim te godinave shkollore diten e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›