Gati ngritja e Institutit
Krimet e komunizmit do te zbardhen nga ish-te perndjekurit politike dhe shoqeria civile. Drafti i qeverise per krijimin e “Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit”, qe ka mberritur per miratim ne Kuvend, parashikon qe nga 7 anetaret e tij, 3 te zgjidhen nga Instituti i Integrimit te ish-te burgosurve politike, 2 nga Konferenca e Rektoreve, 1 nga shoqeria civile dhe 1 nga Akademia e Shkencave. Ky Institut jo vetem do studioje e vleresoje periudhen e regjimit komunist, por edhe do te identifikoje aktet ligjore e nenligjore, sekrete dhe jo sekrete, te pergatitura apo te miratuara nga te gjitha institucionet, organet dhe autoritetet shteterore dhe kushtetuese, te cilat kane sherbyer si baze e organizimit dhe funksionimit te te gjithe aparatit represiv te sistemit komunist. Kompetence tjeter e Institutit, eshte te vleresoje organizimin institucional dhe veprimtarine kriminale te strukturave shteterore te regjimit komunist, veçanerisht te organeve dhe strukturave te sigurise se shtetit. Ai gjithashtu do te analizoje shkaqet dhe rruget e vendosjes se regjimit komunist, dokumente qe vertetojne perfshirjen e personave shqiptare, por edhe te huaj, qe mbeshteten ardhjen e ketij regjimi dhe te atyre qe bene rezistence kunder tij, ne rrafshin historik.