E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati ngritja e komisioneve për regjistrimin e tokave

Brenda datës 22 gusht, të gjitha bashkitë dhe komunat në vend duhet të kenë ngritur komisionet e regjistrimit të njësive ekonomike bujqësore. Puna në terren do të nisë në shtator.

Ministria e Brendshme u ka dërguar shkresat përkatëse të gjitha qarqeve për mënyrën si do të organizohet ky proces. Vetëm në qarkun e Tiranës do të përzgjidhen 455 anketues, të cilët domosdoshmërisht duhet të jenë nga zonat ku do të regjistrojnë në terren. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Përgjithshëm të Qarkut të Tiranës, drejtuar nga kryetari i këtij këshilli Tahsim Mema, krerëve të komunave dhe bashkive iu kërkua të marrin masa për koordinimin e punës. Ju e keni edhe në materialin e detajuar që po merrni sot numrin dhe mënyrën si do rekrutohet personeli që do të kryejë regjistrimin. Në përputhje me ligjin duhet të garantojmë të gjithë bashkë mbarëvajtjen e këtij procesi, tha Mema. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, tha se në Tiranë ngritja e komisioneve duhet të përfundojë brenda 2- 3 ditëve. Ju jeni instrumenti më efikas për të arritur te qytetari dhe për të garantuar që ky informacion të sigurohet në mënyrë sa më transparente, tha Poni. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, u shpreh se qëllimi kryesor i regjistrimit është ofrimi i të dhënave të besueshme statistikore….

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›