Përmet, makina përplas për vdekje kalimtarin
PËRMET- Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:45 në aksin rrugor Përmet- Këlcyrë në afërsi të kthesës së fshatit Kutal.
Nga hetimet paraprake mësohet se një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje shtetasin Petraq Thomollarin, 32-vjeç, i cili po ecte në rrugë në këmbë.
Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se shoferi i makinës ‘Benz’ është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit, ndërkohë që policia ka nisur punën për kapjen e tij.
(e.m/BalkanWeb)