Rezidenca e Nishanit, Qeveria: 51 mln lekë për ristrukturimin e Vilës Nr.4
TIRANË- Duket se ndërtesa rezidenciale qeveritare e banuar dikur nga ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu, e mbetur bosh përgjatë gjithë presidencës së Bamir Topit, po përgatitet për të pritur bujtësit e rinj. Rezidenca, e njohur si Vila Nr.4, me vendndodhje brenda territorit të Pallatit të Brigadave do të ristrukturohet tërësisht përmes një fondi prej 51.6 milionë lekësh të akorduar dje nga qeveria pikërisht pasi aty pritet të vendoset familja e Presidentit të sapozgjedhur, Bujar Nishanit.
"Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, t'i shtohet fondi prej 51.638.144 lekësh, për rikonstruksionin e plotë të Vilës nr.4, në Tiranë", - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar dje e të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë në internet. Aktualisht familja e Presidentit Nishani është e vendosur në një tjetër rezidencë qeveritare në Durrës. Vila Nr.4 nuk u përdor nga ish-Presidenti, Bamir Topi, i cili parapëlqeu të jetonte në rezidencën e tij personale. Mbetja e pabanuar për një periudhë relativisht të gjatë ka sjellë për asojë amortizimin e rezidencës si dhe të orendive të saj, duke sjellë edhe nevojën e ristrukturimit të saj të plotë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)