Gati për “Dancing with the stars”
Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 19:09
E ka provuar qëndrimin e gjatë në Tiranë, kur ka konkurruar në “Ethet e së premtes mbrëma”. Ato ‘ethe’ po afrojnë sërish pranë saj. Vesa Luma do të jetojë edhe një herë në Tiranë.
Qëllimi i radhës, konkursi i vallëzimit “Dancing with the stars”. Që tani është e emocionuar, por ndërkohë shprehet se do t’i mungojë shumë familja.
“I vetmi shqetësim që kam është familja. Kohët e fundit jam lidhur shumë me ta dhe preokupohem për çdo gjë, ndoshta edhe më shumë sesa duhet”, tregon këngëtarja.
Do të jetë në datën 15 shkurt në Tiranë, kohë kur edhe nisin zyrtarisht provat për edicionin e dytë të këtij kompeticioni.