Gati për rikthim

Blerim Xhemajli është i gatshëm t’i rikthehet fushës pas dy muajsh e gjysmë. Mesfushori shqiptar, që kishte lënduar gjurin, qëndroi në bankën e rezervistëve në ndeshjen e fundit të Parmës, kundër Napolit, ndërsa pret të luajë të dielën ndaj Genoas.
“Ndihem mirë, po punoj së bashku me lojtarët tjerë për ta rikthyer formën fizike. Ditë pas ditë po ndihem më mirë dhe jam i gatshëm për t’u rikthyer”, tha 24 vjeçari për uebfaqen italiane gazzettadiparma.it. Përfaqësuesi zviceran i ka idetë e qarta rreth objektivave të ekipit të tij, por edhe ato personale.
“Dëshiroj ta ndihmoj skuadrën, siç e pata ndihmuar përpara lëndimit, për ta arritur një vend që qon në Evropë, i cili tashmë është objektiv i yni. Mund ta arrijmë këtë”, nënvizoi ai.
“Për mua, këto pesë ndeshjet e fundit janë të rëndësishme edhe për Botëror. Nuk e kam humbur ende shpresën për të qenë pjesë e këtij kompeticioni, edhe pse lëndimi ishte një gjë që nuk më duhej”, vazhdoi Xhemajli. Ai është pronë e Torinos, por ka bërë të ditur se dëshiron ta vazhdojë eksperiencën e tij tek Parma, ku është i huazuar.
“Sezonin e ardhshëm, Parma do ta posedojë gjysmën e kartonit tim dhe për këtë jam mjaft i lumtur”, tha në fund Xhemajli.