Nuk i pranojnë zgjedhjet serbe

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës i kanë quajtur të paligjshme zgjedhjet paralele serbe, si dhe të papranueshme rezultatet e tyre. Partia Serbe e Progresit e Tomislav Nikoliqit, sipas rezultateve jozyrtare, ka fituar në zgjedhjet serbe në veri të Mitrovicës, ndërsa në Novobërdë, Partia Socialiste e Serbisë.
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë se me gjithë ndërhyrjet e Serbisë, ministria që ai drejton nuk do ta ndalë projektin për decentralizim, në këtë rast, krijimin e komunës së Mitrovicës veriore, siç parashihet me Pakon Ahtisaari.
“E dimë se cila është tendenca. Beogradi dëshiron ta mbajë gjendjen e tensionuar dhe po e shantazhon mundësinë që edhe ajo pjesë e Kosovës, edhe ata qytetarë të integrohen në sistemin e qeverisjes lokale të Kosovës”.
“Ne do të vazhdojmë me projektin tonë, është projekt i mirë. Shpresoj se edhe qytetarët e veriut e dinë se perspektiva e vërtetë qëndron në një bashkëjetesë dhe perspektivë të përbashkët të të gjithë qytetarëve”, thotë ministri Ferati për Radion Evropa e Lirë.
Njoftimet e para flasin për një pjesëmarrje të ulët të votuesve në zgjedhjet paralele serbe, rreth 27 për qind. Zgjedhjet u mbajtën nën organizimin e autoriteteve serbe, ndërsa u përcollën me tensione në urën e Mitrovicës, që ndan pjesën jugore me atë veriore të qytetit.
Në përballjet midis shqiptarëve dhe serbëve nuk pati të lënduar, ndërsa situatën gjatë gjithë kohës e kanë vëzhguar dhe kontrolluar forcat vendore dhe ndërkombëtare të rendit.
Ministri Ferati thotë se fakti që ekziston një ambient i tillë i brishtë, ka bërë që institucionet e Kosovës të mos shpallin zgjedhjet për komunën e Mitrovicës Veriore. Ai hedh poshtë mundësinë e bashkëpunimit me udhëheqësit e strukturave paralele.
“Nuk diskutohet, sepse nuk kemi nevoje të diskutojmë me të zgjedhurit e strukturave paralele. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me atë pjesë të qytetarëve, që e pranojnë bashkëjetesën, janë kundër qeverisjes në tensione dhe ambicies e luftës për territore”, thotë Ferati.
Serbia ka mbajtur zgjedhjet në veri të Mitrovicës edhe në vitin 2008, vetëm tre muaj pas shpalljes së pavarësisë. Ndërsa, autoritetet serbe i kanë sfiduar ato kosovare, duke organizuar zgjedhjet në Novobërdë, komunë kjo që zgjodhi udhëheqësinë e re në zgjedhjet e 15 nëntorit, të organizuara nga Qeveria e Kosovës.
Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë thënë se nuk do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve paralele serbe dhe se nuk do të bashkëpunojnë me strukturat paralele. /rel/