E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Miratohet forma e vules i hapet rruge funksionimit te Permbarimit Privat

Ministria e Drejtesise gati dy risi per ndihmen ligjore falas per kategori te caktuara sociale dhe perfshirje te te denuarve ne skemen e sigurimeve shendetesore

Ministria e Drejtesise eshte duke vijuar me nismat ne dobi te qytetareve ne menyre qe te gjithe te jene te barabarte perpara ligjit. Pritet qe se shpejti te nise funksionimin sherbimi permbarimor privat pas certifikimit te grupit te permbaruesve qe fituan te drejten nga dy konkurset e zhvilluara. Ne nje interviste per TVSH ministri i Drejtesise Bujar Nishani tregon se pas licencimit te permbaruesve gjyqesor te pare private eshte botuar ne Fletoren Zyrtare edhe urdhri i ministrit per formen e vules si dhe eshte hapur rruga ligjore per funksionimin e tyre. Tashme ata jane ne procesin e konstituimit te Dhomes Kombetare te Permbaruesve i cili do te jete institucioni me i larte hierarkik i vete organizimit te tyre dhe qe do te perfaqesoje interesat e tyre ne cdo rast. Une besoj qe tashme mekanizmi eshte gati per te filluar funksionimin e tij. Jam i bindur ne risite dhe permiresimin e ndjeshem qe do te sjelle ne konkurrence dhe ne sherbimin permbarimor publik - shprehet numri nje i Ministrise se Drejtesise. Me tej z. Nishani tregon se nje tjeter risi eshte dhenia e ndihmes juridike nga ana e shtetit e cila ofron asistence ligjore falas per kategori te caktuara sociale. Nishani sqaron se ky sherbim do te jete larg burokracive. Do te perfitojne kryesisht te miturit te cilet mund te kene nevoje per asistence ligjore ne njohjen e legjislacionit por edhe te mbrojtjes se drejtperdrejte nga avokatet perballe gjykates per ceshtje te ndryshme por te gjithe ata individe qe jane perfshire ne skemat e asistences sociale nga shteti dhe qe e kane te pamundur per arsye ekonomike te kene nje avokat ne ceshtje te ndryshme - deklaroi z. Nishani. Ne kuader te politikave sociale te qeverise Ministria e Drejtesise po ben perpjekje per te perfshire te denuarit ne skemen e sigurimeve shendetesore. Ministri Nishani thote se kjo nisme do te sjelle dy risi. Se pari do ta bejme me te menaxhueshem me transparent dhe me eficent kete buxhet qe shoqeria shqiptare konsumon per sherbimin shendetesor te te burgosurve e cila do te futet ne nje skeme me te kontrollueshme dhe me eficente dhe se dyti cdonjeri i cili pavaresisht vuajtjes se denimit apo ekzekutimit apo te vendimit te nje vepre penale qe ka kryer ai ne aspektin njerezor ne aspektin humanitar duhet te kete te gjithe trajtimet e barabarta me cdo qytetar tjeter te ketij vendi sqaron ministri. Sipas tij perfshirja e te denuarve ne skemen e sigurimeve shendetesore eshte nje hap i rendesishem qe do te ndikoje ne riintegrimin e te denuarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›