E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarsia, Jahjaga uron presidentin Topi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka uruar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me rastin e 99-vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.
 

“Bërja e Shqipërisë gati një shekull më parë dhe stabilizimi i saj përgjatë kësaj periudhe përbën rrëfimin më të suksesshëm të historisë sonë kombëtare. Shtetbërja dhe shtetndërtimi i Kosovës pothuaj njëqind vjet më vonë dhe kontributi e përkrahja e Shqipërisë në këtë proces jetësor është kapitulli më i ndritur i kësaj historie”, thuhet në urim.
 

Më tej, Jahjaga vlerëson se Shqipëria sot është një vend demokratik, me vlera të qëndrueshme të civilizimit evropian, që i kontribuon stabilitetit dhe paqes në rajon dhe botë, me vizion dhe përkushtim të qartë për idealin e integrimit euroatlantik.
 

“Jam e bindur që ky rrugëtim i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe përparimi që institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë po shënojnë çdo ditë, do të kurorëzohet së shpejti me sukses. Jam e përkushtuar të japim shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe të sinqerta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe të ecim drejt këtij ideali tonë të përbashkët, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarët tanë do të gëzojnë prosperitetin që e meritojnë”, thekson presidentja e Kosovës në urimin e saj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›