Gati strategjia, Vasili: Kemi 40 mije perdorues droge Sonila Isaku
Rreth 40 mije shqiptare kane perdorur droge te pakten nje here ne jeten e tyre. Duke prezantuar Strategjine Kombetare Kunder perdorimit te Lendeve Narkotike, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, tha se te pakten 5000 prej ketyre perdoruesve te droges, kane nevoje per trajtim multidisiplinar. "Numri i pergjithshem i perdoruesve te droges ne vendin tone konsiderohet problematik dhe arrin perafersisht ne 4500-5000 perdorues qe kane nevoje per trajtim, por mund te themi se nje nga sfidat e strategjise eshte qe edhe permes bashkepunetoreve te tjere nderkombetare te evidentoj ne menyre te sigurt kete shifer. Nderkaq, te dhenat flasin per rreth 40 000 perdorues ne total (por ne shifer jane te perllogaritur edhe perdoruesit sistematike, por edhe ata qe mund te kene konsumuar qofte edhe nje cigare te vetme hashashi gjate jetes se tyre", - ka pohuar Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, nese i referohemi shifrave te Sherbimit te Toksikologjise, duke nisur nga viti 1995 e deri me sot ka pasur nje rritje te ndjeshme te numrit te perdoruesve. Ndersa ne 1995 flisnim per qindra raste, ne 2011 flasim per rreth 2148 raste te reja qe do te thote se ka nje rritje te perdorimit te droges ne Shqiperi. Miratimi i strategjise Kombetare Kunder perdorimit te Lendeve Narkotike parashikon kryesisht koordinim me te mire te institucioneve, kryesisht strukturave te policise, per te reduktuar sasine e drogerave qe hyjne ne tregun e brendshem dhe per te luftuar rrjetin e shperndarjes se tyre. "Strategjia vjen pas nje periudhe gjate se ciles jane shenuar arritje te rendesishme ne lidhje me perballimin e problemit, si ne pikepamje te informacionit ashtu edhe ne pikepamje te trajtimit. Ngritja e qendres se informacionit prane Institutit te Shendetit Publik ka bere te mundur perpunimin dhe grupimin e unifikuar te te dhenave, duke siguruar uniformitetin dhe evitimin e fragmentizimit te informacionit", - u shpreh Vasili. Vetem pak muaj me pare u cel Qendra Multidisiplinare e Toksikologjise, prane QSUT, ne te cilet parashikohet te trajtohen te pakten 2000 mije persona ne vit. "Ky sherbim shenon ngritjen e nje qendre teresisht te standardeve dhe protokollove mjekesore bashkekohore dhe si e tille qendra perballon sot me profesionalizem nje nga problematikat me delikate, ate te perdoruesve sistematike te droges, te cilet kane nevoje per nje trajtim toksikologjik te thelluar", - tha kreu i shendetesise. Nderkohe, ne vendin tone funksionojne disa qendra jopublike ne Tirane dhe ne pese rrethe te tjera, qe merren me trajtimin e perdoruesve te droges.