Reforma "Nje OKB" mbledh globin ne Shqiperi
Zhvillohet per here te pare ne Shqiperi konferenca nderqeveritare e nivelit te larte nderkombetar per reformen "Nje OKB", organizuar nga Qeveria shqiptare ne bashkepunim me Zyren e Kombeve te Bashkura ne Shqiperi. Konferenca tre ditore (27-29 qershor 2012), qe organizohet cdo vit ne vende te ndryshme te botes, do te pershendetet ne diten e pare te saj nga Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe Helen Clark, Kryetare e Grupit te Zhvillimit te OKB-se (UNDG) dhe Administratore e UNDP-se (ish kryeministre e Zelandes se Re). Pritet te marrin pjese perfaqesues te larte nga 40 vende te botes, perfaqesues nga vendet donatore, krere e perfaqesues te larte te sistemit te OKB-se, etj. Synimi i organizimit te konferences eshte te permiresoje efektshmerine e sistemit te Kombeve te Bashkuara dhe shihet si nje mundesi e rendesishme per te paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mesimet e nxjerra nga qasja Nje OKB. Nga Konferenca do te dalin dy dokumente kryesore te cilat do te japin rekomandime mbi te ardhmen e kesaj nisme ne vendet ku ajo do te aplikohet. Ne konference pritet nder te tjera:
Vendet pjesemarrese te bien dakord mbi nje qendrim te perbashket qe, elemente kyc te nismes Nje OKB, t'i paraqiten, ne korrik 2012, Keshillit Ekonomik dhe Social te OKB-se (ECOSOC) dhe Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ne vjeshte te vitit 2012.
Te identifikohen dhe njihen praktikat me te mira te nismes Nje OKB nga te cilat vendet e tjera mund te perfitojne, duke u perqendruar ne rezultatet konkrete dhe sfidat ne te ardhmen.
Shqiperia dhe Nisma"Nje OKB"
Ne vitin 2007 pas kerkeses se qeverise shqiptare, Kombet e Bashkuara zgjodhen Shqiperine si nje nder tete vendet pilote te nismes Nje OKB ne bote. Ndertuar mbi programin e reformave te vendosura nga shtetet anetare te OKB-se, koncepti "Nje OKB" pershpejton perpjekjet per rritjen e koherences dhe efektshmerise se aktiviteteve te zhvillimit ne nivel vendi. Tete vendet pilote te programit Nje OKB filluan zbatimin e nje modeli te ri ku programet dhe agjencite do te bashkoheshin ne "Nje Program", "Nje Kuader Buxhetor", Nje Drejtues" dhe "Nje Zyre".
Me 24 tetor 2007, Qeveria e Shqiperise dhe njembedhjete Agjenci, fonde dhe programe te OKB-se, nenshkruan Programin Nje OKB. Objektivi i Programit Nje OKB ne Shqiperi eshte permiresimi i rezultateve dhe impaktit te zhvillimit duke bashkuar avantazhet krahasuese te sistemit te OKB ne nje program te vetem strategjik.
Ndersa ne tetor 2011 qeveria e Shqiperise dhe Kombet e Bashkuara nenshkruan programin e ri te bashkepunimit per periudhen 2012-2016 i cili mbeshtet perparesite kombetare dhe sfidat e zhvillimit te vendit ne fushat e qeverisjes, shtetit te se drejtes, ekonomise dhe mjedisit, zhvillimit rajonal dhe lokal dhe politikave sociale gjitheperfshirese. Programi mbeshtet Shqiperine ne axhenden e saj te integrimit evropian.