E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefa: PS nuk vjen ne pushtet me klientet e Rames Qamil Xhani



Ish-deputetja e Partise Socialiste, Rajmonda Stefa, deklaron se opozita e sotme nuk ka nje strategji fituese per zgjedhjet. Duke perkrahur nismen e ish-kryetarit Fatos Nano, Stefa deklaron se qellimi final i kesaj levizje eshte bashkimi i vlerave te se majtes, pasi Rama nuk mund te sjelle fitoren e se majtes me klientet e tij. "Strategjite politike qe ndryshojne brenda dites nga mengjesi ne darke nuk mund t'i sjellin socialistet ne pushtet. Qellimi final eshte bashkimi i te gjitha vlerave dhe kontributeve nder vite ne Partine Socialiste per te garantuar fitoren e shumepritur. Partia Socialiste nuk mund te vije ne pushtet me klientet e Rames duke perjashtuar vlerat fituese dhe frymezuese te elektoratit te majte", - tha dje ajo ne nje prononcim per "Koha Jone". Stefa komenton dhe qendrimet kunder deputeteve te Partise Socialiste ndaj Levizjes se ish-kryetarit Fatos Nano, ndersa konfirmon se eshte pjese e levizjes ne qarkun e Fierit. Stefa shprehet se deputetet jane bere rreshtere te nje garnizoni, pasi kane frike se Rama i heq nga lista e zgjedhjeve te vitit 2013. "Une jam tashme pjese e kesaj levizje dhe po merrem me ngritjen e strukturave ne Fier. Sa per qendrimet e deputeteve te PS, nje gje e di me siguri, qe te gjithe deputetet qe jane kunder Levizjes jane bere rreshtere te mire te garnizonit, se komandanti i garnizonit te heq emrin nga lista per deputete ne vitin 2013", - u shpreh dje Stefa. Ajo shton se keto qendrime perjashtuese nga selia roze vijne sepse disa prej deputeteve te PS nuk kane lidhje as me PS dhe as me socialistet, por vetem me Ramen. Pa pranuar te ndalet ne emra konkrete, Stefa shprehet se me e zhgenjyer ndjehet nga nje pjese e deputeteve te PS-se qe dikur kane qene bashkepunetor me ish-kryetarin Nano dhe ministra ne kabinetin e tij qeveritar. "Ka kohe qe ndihem e zhgenjyer me lidershipin e sotem te Partise Socialiste, por me shume e ndjej te mosmirenjohesit qe ishin bashkepunetoret apo ministra te Nanos dhe tani jane zhvendosur ne sherbetore te kryetarit, te Rames, dhe jo te socialisteve", - tha dje Stefa. Lidhur me objektivat e Levizjes Nano per Fitoren e Socialisteve, Stefa thekson se kjo levizje politike nuk ka si qellim ndarjen e se majtes, por fitoren e saj. "Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve nuk ka qellim t'i sherbeje asnje individi te vecante, aq me pak mazhorances ne pushtet, por t'i sherbeje socialisteve te bashkohen per te mundur Berishen te gjithe bashke ne 2013-n", - shprehet ajo. Stefa ndalet dhe ne menyren sesi opozita eshte drejtuar gjate ketyre koheve nga Rama, duke theksuar se lidershipi aktual nuk ka nje strategji fituese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›