E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati të shkrihen 1200 qendra votimi

Dy partitë e mëdha, ajo Demokratike dhe Socialiste, kanë rënë dakord që qendrat e votimit që kanë më pak se 200 zgjedhës, duhet të shkrihen.

Këto qendra shtrihen kryesisht në zonat malore, ku ka një numër të pakët votuesish, ndërkohë që baza materiale dhe komisionerët duhet të jenë të njëjta si në qendrat e tjera. Shkrirja e këtyre qendrave do të bëhet duke i bashkuar me qendra të tjera më të afërta, çka deputetët e zonave përkatëse të të dyja partive, janë porositur që t’i studiojnë ato.

Ende nuk dihet se çdo do të bëhet me ata zgjedhës që duhet të shkojnë nga një fshat në një fshat tjetër për të votuar. “Zvogëlimi i qendrave të votimit, sjell avantazhe, por edhe dhe disavantazhe, të cilat duhet të konsolidohen për një vendim final. Pasja e sa më pak qendrave të votimit sjell monitorimin më të mirë të tyre, mbulim me teknologji dhe kosto më të ulët për komisionerë dhe vëzhgues.

Të vetmen anë negative që ka, është distanca dhje mundësi që një pjesë e zgjedhësve të mund të mos votojë, kjo e fundit mund të sbutet me mobilim për transport të votuesve nga e partive politike”, thuhet në një dokument të shpërndarë për deputetët. Në të gjithë vendin janë 4883 qendra votimit, ku numri i votuesve nëpër qendra varion nga 20 deri në 2635 zgjedhës. /Start/

                                                                                             2012-03-19 08:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›