E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso: Periudha më e vështirë në 25 vitet e fundit

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se rosonerët janë në krizë e cila mbase është më e keqja në 25 vitet e fundit. "Situata nuk është e mirë. Ne përjetojmë momentet më të këqija në historinë e Milanit në 25 vitet e fundit. Duhet të bëjmë gjithçka për të arritur në Ligën e Kampionëve", ka thënë Gattuso. "Do të ishte tragjedi nëse e humbin sërish. Do të ishte e vështirë, pasi kemi edhe 12 ndeshje përpara, që kërkojnë shumë, por nëse luajmë siç duhet të luajë Milani, nuk do të kemi probleme", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›