E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani vendos të ulë pagat e futbollistëve

Presidenti i skuadrës së Milanit, Silvio Berluskoni, kërkon të ulë me 30 % pagat e futbollistëve të tij. Kjo kërkesë vjen për shkak të rezultateve të dobëta dhe krizës financiare që ka prekur edhe shoqërinë e Milanit. Milani duket se ka hequr dorë përfundimisht nga lufta për titull, dhe objektvi i tyre është vetëm mbajtja e vendit të tretë. Ulja e pagave ka sjell reagime negative tek stafi i skuadrës. Milani, së bashku me Interin, është klubi italian që shpenzon më shumë për pagat e lojtarëve. Të dyja klubet e Milanos paguajnë 120 milion euro në vit. Disa futbollistë detyrohen të heqin dorë nga pagat e larta, në të kundërt do të nxirren në shitje nga klubi i drejtuar nga Berluskoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›