E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë. Laçi shkatërron SkënderbeunLaçi shkatërroi 4-1 Skënderbeun në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 20-të të Kategorisë së Parë, duke ngushtuar diferencën në një pikë me korçaret, që vazhdojnë të kryesojnë me 43 pikë. Kastrio

Laçi shkatërroi 4-1 Skënderbeun në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 20-të të Kategorisë së Parë, duke ngushtuar diferencën në një pikë me korçaret, që vazhdojnë të kryesojnë me 43 pikë.

Të gjitha golat e supersfidës u shënuan nga lojtarët laçjanë të drejtuar nga Edi Martini, edhe pse një ishte autogol ne favor të Skënderbut. Kjo ishte humbja e parë e trajnerit të Skënderbeut, Indrit Fortuzi, qysh kur ai morri drejtimin e skuadrës korçare.

Kastrioti fitoi 1-0 me Dajtin, falë një goli të realizuar nga Olsi Gocaj në minutën e 10-të. Besëlidhja fitoi po me këtë rezultat me Naftëtarin.

Burreli mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Gramozin e Ersekës, duke e futur në krizë skuadrën kolonjare. Golat për burrelasit u realizuan nga Radaj, Gjoka (11-m) dhe Baku.

Ada fitoi në Velipojë 2-1 me Sopotin e Librazhdit, e po me këtë rezultat Bilisht Sport fitoi derbin me Pogradecin.

Luftëtari humbi 1-0 me Turbinën e Cërrikut në ndeshjen e zhvilluar në Tepelenë.

Takimi Skrapari-Tërbuni nuk u zhvillua, pasi Tërbuni i Pukës u përjashtua përfundimisht nga vazhdimi i kampionatit për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Mentor Sopjani në ndeshjen Kastrioti (1-1) në javën e 19-të. Sipas rregullores së FSHF-së, Skrapari e fitoi ndeshjen 2-0 në tavolinë.

KATEGORIA E PARË
JAVA 20
04.02.2009

Besëlidhja- Naftëtari     1-0
Luftëtari-Turbina         0-1
Burreli-Gramozi             3-0
Laçi-Skënderbeu             4-1
Kastrioti-Dajti             1-0
Bilisht Sport-Pogradeci     2-1
Ada-Sopoti             2-1
Skrapari-Turbina*         2-0
* Fitore në tavolinë

RENDITJA
1. Skënderbeu        43
2. Laçi             42 
3. Kastrioti         38
4. Gramozi            34
5. Burreli            32
6. Dajti            29
7. Tërbuni*        27
8. Turbina            27
9. Luftëtari        26
10. Skrapari        25
11.Sopoti            25
12.Besëlidhja        24
13.Ada            23
14.Pogradeci        20
15.Bilisht Sport        18
16.Naftëtari        16
* Tërbuni është përjashtuar nga kampionati

E Merkure, 04 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›