E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul: Ramos mund ta udhëheqë Realin gjatë

Kapiteni i Real Madridit, Raul, beson se trajneri Juande Ramos ka bërë një punë të mirë me Los Blancos dhe se ai mund të qëndrojë disa vite në stolin e skuadrës. "Ai ka bërë një punë të madhe. Me ardhjen e tij skuadra është përmirësuar dukshëm dhe po përmirësohemi në çdo ndeshje". "Punën e tij e kanë parë të gjithë. Ai ka qenë trajner i shkëlqyer dhe mund të qëndrojë në krye të klubit për një kohë të gjatë", ka thënë kapiteni për "AS".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›