Ramush Haradinaj “pengon” aktivitetet e Nikoliqit

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, nuk do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve të rajonit, i cili pritet të mbahet në Budvë të Malit të Zi, më 4 dhjetor, transmeton Rel.
Si arsye të mungesës së Nikoliqit, mediat serbe citojnë vendimin e Trubunalit të Hagës për të liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe të dy bashkëluftëtarët e tij.
Po sipas këtyre medieve, në këtë samit është e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga./Indeksonline/