E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Kouchner: Kosova nuk do te kushtezoje Serbine

Hyrja e Serbise ne Bashkimin Evropian nuk do te kushtezohet me njohjen e Kosoves.

Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem francez Bernard Kouchner duke shtuar se Beogradi dhe Prishtina duhet ta gjejne nje zgjidhje te perbashket.

“Beogradi dhe Prishtina duhet te gjejne nje zgjidhje ne interes te dy vendeve dhe per mbare rajonin. Sa na takon neve, nuk do t’i kursejme perpjekjet, qe ne kete drejtim te arrihet rezultati. Duhet vazhduar me perparimin ne drejtim te perspektives evropiane dhe duhet punuar per paqe dhe pajtim”, tha Kouchner.

“Eshte ne interes te Serbise te ece perpara, bashke me fqinjet e saj”, shtoi ai.

Shefi i diplomacise franceze, theksoi se te gjitha vendet e Ballkanit kane perspektive evropiane, midis tyre edhe Kosova.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›