E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i Ramës ndaj News24, reagon Agron Shehaj: Media po e bën punën siç duhet, s’ka pse të heshtë që kryeministri të vjedhë rehat

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas sulmit të kryeministrit Edi Rama ndaj News24, duke e cilësuar qëndrimin e tij si një tregues se media po e kryen siç duhet detyrën.

rama shehahj news 24

Përmes një reagimi, Shehaj akuzon kryeministrin se, pas përdorimit të policisë kundër studentëve dhe protestuesve, tashmë po sulmon edhe median që prej muajsh transmeton protestat dhe u jep zë qytetarëve.

“Kur një autokrat i korruptuar si Edi Rama sulmon një media, do të thotë që kjo media po e bën punën siç duhet”, shkruan Shehaj.

Ai thekson se transmetimi pa censurë i protestave është detyrë e medias, veçanërisht në momentin që po kalon vendi.

“News24 nuk ka pse të heshtë që Rama të vazhdojë të vjedhë rehat”, shkruan deputeti.

Agron Shehaj: Kur një autokrat i korruptuar si Edi Rama sulmon një media, do të thotë që kjo media po e bën punën siç duhet.

Pasi ka përdorur dhunshëm policinë kundër studentëve dhe protestuesve, tani sulmon News24, sepse prej muajsh transmeton protestat dhe u jep zë qytetarëve.

Transmetimi pa censurë është detyrë e medias, sidomos për momentin historik në të cilin ndodhet Shqipëria. Neës 24 nuk ka pse të heshtë që Rama të vazhdojë të vjedhë rehat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›