“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”- Demokratët Evropianë: S’janë studentët që rrezikojnë të ardhmen evropiane, por arroganca dhe represioni i qeverisë suaj!
Demokratët Evropianë kanë reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë ndaj protestave të studentëve në Shqipëri.

Në një mesazh të shpërndarë zyrtarisht theksohet se “S’ka integrim me Edi Ramën”, ndërkohë që shoqërohet me shënimin “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën”.
Me tej ata kundërshtojnë pretendimin se protestat e studentëve po rrezikojnë të ardhmen evropiane të vendit, duke e drejtuar përgjegjësinë te mënyra se si qeveria po u përgjigjet qytetarëve.

Sipas Demokratëve Evropianë, nuk janë të rinjtë që protestojnë ata që kërcënojnë perspektivën evropiane të Shqipërisë, por arroganca dhe represioni i një qeverie që refuzon të dëgjojë zërin e qytetarëve të saj.
“Jo, Kryeministër Rama. Nuk janë studentët ata që po vënë në rrezik të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është arroganca dhe represioni i një qeverie që refuzon të dëgjojë qytetarët e saj, ato që kërcënojnë të ardhmen evropiane që Shqipëria meriton”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.